Lidhje

Rusia në përgjigje të sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat


Një ushtarak i lartë rus thotë se vendi i tij po punon për një raketë të re si kudërpërgjigje ndaj sistemit të raketave me bazë në hapësirë që mund të dislokohet sëshpejti nga Shtetet e Bashkuara.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë gjeneralin e forcave ajrore, Alexander Zelin të ketë thënë se raketa e re ruse do të shërbejë për mbrojtje ndaj sulmeve nga hapësira.

Gjenerali Zelin u tha sot gazetarëve në Moskë se Shtetet e Bashkuara do të kenë dislokuar deri në vitin 2030 sisteme raketore me bazë në hapësirë, të afta për të goditur objekte kudo në Rusi.

Gjenerali Zelin tha se sistemi i ri i raketave S-500 tokë-ajër që po zhvillohet do të jetë aftë për të asgjësuar “të gjitha raketat balistike dhe mjetet supersonike të ajrit”.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara aktualisht po negociojnë një traktat të ri për pakësimin e armëve bërthamore strategjike për të zëvendësuar marrëveshjen e vitit 1991, afati i të cilës përfundon në muajin dhjetor të këtij viti. //ad//
XS
SM
MD
LG