Lidhje

Sllovaki: ditë zie kombëtare për 20 minatorët e vrarë në aksident


Në Sllovaki sot është ditë zie kombëtare për 20 minatorët që mbetën të vrarë në një nga aksidentet më të rënda në historinë e minierave të qymyrgurit të vendit.

Flamujt valëviten sot në gjysmë-shtizë në të gjithë vendin, ndërsa stacionet televizive i kanë anulluar transmetimet argëtuese.

Punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 19 viktimave nga miniera në qytetin qendror të Handlovës, e cila u përfshi të hënën nga zjarri dhe nga shpërthimi që pasoi.

Kërkimet vazhdojnë për minatorin e fundit, i cili mendohet të ketë vdekur. Shpërthimi i la të bllokuar minatorët 330 metra nën sipërfaqen e tokës. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet./ap.

XS
SM
MD
LG