Lidhje

Një sulm vetëvrasës  trondit kryeqytetin e Afganistanit


Një sulm vetëvrasës me makinë bombë tronditi kryeqytetin afgan Kabul sot, duke vrarë të paktën 7 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 90 të tjerë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në vend

Zyrtarë afganë bënë të ditur se një vetvrasës me bombë drejtoi makinën e tij në hyrjen e zyrave të NATO-s, një prej segmenteve më të fortifikuara në kryeqytet, dhe shpërtheu lëndën plasëse. Talibanët morëm përgjegjësinë për shpërthimin, i pari në Kabul i këtij lloji që prej më shumë se 6 muajsh.

NATO-ja tha se të paktën 4 ushtarë të saj janë mes të plagosurve, por dëmet më të mëdha duket se janë mes afganëve. 4 ushtarë afganë dhe një ligjvënëse ishin mes të plagosurve në këtë sulm.

Dritaret e dyqaneve aty pranë u shkatërruan. Forca e shpërthimit theu xhamat e dritareve në një rreze prej disa kilometrash nga vendngjarja. Një zëdhënës për ambasadën amerikane tha se godina e tyre nuk ishte goditur.

Talibanët janë zotuar që nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në vend, të cilat janë planifikuar për t’u mbajtur mbas pak ditësh, në datën 20 gusht. Por presidenti afgan Hamid Karzai, i cili rikandidon për një mandat tjetër, tha se sulmet nuk do t’i pengojnë afganët të votojnë. //iç//


XS
SM
MD
LG