Lidhje

Xhim Ueb i kërkon Birmanisë të lirojë Aung San Su Çinë


Senatori amerikan Xhim Ueb thotë se i ka kërkuar kreut ushtarak birmanez të lirojë udhëheqësen opozitare Aung San Su Çi gjatë vizitës së tij në vendin aziatik.

Zoti Ueb i bëri komentet sot në kryeqytetin Bankok të Tailandës pasi arriti nga Birmania së bashku me një amerikan që kishte qenë i burgosur atje për vizitën e tij të paautorizuar tek udhëheqësja birmaneze e opozitës.

Senatori Ueb thotë se i ka kërkuar kreut ushtarak, gjeneralit Tan Shue, dje që ta lirojë Aung San Su Çinë nga arresti shtëpiak dhe ta lejojë atë të marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Zoti Ueb falënderoi qeverinë birmaneze për lirimin e Xhon Xhetaut, i cili u dënua në fillim të muajit me shtatë vjet burg sepse kishte notuar nëpër liqen për tek shtëpia e Aung San Su Çisë në Rangun në muajin maj./ap.

XS
SM
MD
LG