Lidhje

Tirana i përgjigjet notës së protestës së Beogradit


Ministria e Jashtme e Shqipërisë hodhi poshtë akuzat e Beogradit se disa komente të Kryeministrit Sali Berisha bien ndesh me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Serbisë dhe janë akt provokimi.

Në një intervistë, zoti Berisha bëri thirrje për një unitet më të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ideja e unitetit kombëtar, tha ai, bazohet mbi parimet dhe idealet evropiane dhe kërkon përpjekje të shumta.

Ministria e Jashtme e Serbisë i dërgoi një notë ambasadës shqiptare në Beograd për të protestuar ndaj komenteve.

Në intervistën dhënë Televizionin Klan më 15 gusht, zoti Berisha tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kryeministrin Hashim Thaçi për heqjen e pengesave mes dy vendeve, duke përfshirë doganat. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet ta shohin njëra-tjetrën si dy vendeve të huaja, tha zoti Berisha.

Zoti Berisha tha gjithashtu se marrëdhëniet mes partive politike në Shqipëri dhe në Kosovë janë të shkëlqyera.

Në notën e protestës të Ministrisë së Jashtme Serbe thuhej se komentet e kryeministrit të Shqipërisë dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë dhe bashkëpunimin rajonal. //ii

XS
SM
MD
LG