Lidhje

Ushtarët shqiptarë në Afganistan, asnjë problem me sigurinë


Në misionin paqeruajtës në Afganistan veprojnë edhe 251 trupa komando shqiptare. Sipas ministrisë shqiptare të mbrojtjes për ushtarakët nga Shqipëria nuk ka patur asnjë problem gjatë ditës së sotme

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa foli sot në telefon me komandantët e dy kontingjenteve shqiptare të dislokuara në Kabul dhe Herat të cilët kanë konfirmuar se misioni i tyre vazhdon me sukses pa asnjë incidet të shënuar. Ministri i Mbrojtjes Oketa ka njoftuar se do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me trupat shqiptare deri në përfundim të procesit zgjedhor atje.

Shqipëria e cila që prej prillit të kaluar është një vend anëtar i Natos pak javë më parë vendosi që të shtojë praninë e trupave të saj në Afganistan dhe javën e kaluar nisi me urgjencë një tjetër kompani, pikërisht për të ndihmuar në masat përforcuese që janë marrë me rastin e zgjedhjeve presidenciale.

Mbi 200 trupa shqiptare veprojnë në Herat, nën komandën italiane, një zonë e konsideruar relativisht e qetë dhe ku gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar incidente problematike me forcat talebane të cilat kanë kërcënuar popullsinë civile që do të merrte pjesë në votime. //ad//

XS
SM
MD
LG