Paralajmërimi
për nënshkrimin e një protokolli ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit për policinë, ka nxitur mospajtime të misionit të Bashkimit
Evropian me institucionet e Kosovës, por edhe përplasje të brendshme në
Kosovë dhe brenda politikës serbe. Zyrtarë të EULEX-it thonë se
protokolli synon luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të
tjera të paligjshme që shkojnë përtej kufijve të vendeve të rajonit,
por nuk ka motive politike.