Lidhje

Udhëheqësit e Kosovës, ngushëllime për familjen Kenedi


Udhëheqësit politikë të Kosovës ngushëlluan sot presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama me rastin e vdekjes së Senatorit Edward Kennedy.

Në telegramin e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu thuhet se “lajmi për shuarjen e zotit Kennedy është pritur me pikëllim, sepse Senatori Kennedy ka gëzuar përherë admirimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

I nderuar President, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë t’ia përcillni edhe familjes së nderuar të Senatorit Kennedy dhe gjithë popullit amerikan, thuhet në telegramin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtuar presidentit amerikan Barack Obama.

Ngushëllimet e tij drejtuar qeverisë dhe popullit amerikan i ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG