Lidhje

Kosovë: Ndalohen 4 vetë për “shkaktim rreziku të përgjithshëm”


Policia e Kosovë bën të ditur se ka arrestuar katër persona në rajonin e Prizrenit nën dyshimin për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Bekim Kazi me orgjinë nga Dibra, shtetas amerikan, është arrestuar bashkë me Shaban Dilin, Bajram Berishën dhe Ilaz Islamin, që të tre shtetas të Kosovës gjatë një operacioni me ç’rast janë zbuluar dhe konfiskuar edhe disa armë dhe municione

Zyrtarët e policisë nuk dhanë shumë hollësi për të arrestuarit të cilët po merren në pyetje për armëmbajtje dhe rrezikim të sigurisë, por nuk përjashtuan mundësinë që hetimet të përfshijnë edhe lidhjen e mundshme të tyre me veprimtari terroriste.

Policia nuk pohoi dhe as nuk mohoi njoftimet se operacioni i arrestimeve është bërë në bashkëpunim me FBI-në amerikane. Po ashtu policia nuk ka konfirmuar njoftimet e mjeteve lokale të informimit sipas të cilave të arrestuarit mund t’i takojnë një sekti më radikal islamik, Wahabi. //ii

XS
SM
MD
LG