Në përvjetorin e katërt të uraganit Katrina, presidenti Barak Obama kujtoi viktimat e stuhisë së fuqishme.
Më 29 gusht 2005, Katrina goditi ashpër bregun e gjirit Amerikan duke lënë më shumë se një mijë të vdekur dhe një milion të pastrehë.
Në fjalimin e tij sot në radio, zoti Obama tha se askush nuk mund të harrojë por shtoi se po përqëndrohet në përpjekjet e rindërtimit. Ai tha se do të vizitojë Nju Orlins këtë vit.
Presidenti i atëhershëm George W. Bush u kritikua rëndër për mënyrën e
përballimit të krizës. //mm//