Lidhje

Pakistan: 16 të vrarë nga një sulm me bombë në luginën Suat


Zyrtarët pakistanezë thanë se 16 policë u vranë në një sulm me bombë në Luginën Svat, sulmi më vdekjeprurës që kur ushtria tha se kishte marrë nën kontroll zonën nga militantët talebanë.

Ministri provincial i Informacionit Iftikhar Husein i tha Zërit të Amerikës se rreth 70 kadetë po stërviteshin për forcën e re policore pranë stacionit të policisë në qytetin kryesor Mingora kur autori i sulmit vetvrasës u afrua dhe shpërtheu bombën.

Sulmi vjen një ditë pasi ushtria njoftoi shkatërrimin e një kampi për stërvitjen e autorëve të sulmeve vetvrasëse në luginë.

Ndërkohë gazeta New York Times thotë se Uashingtoni ka akuzuar Pakistanin për modifikim të paligjshëm të raketave amerikane që i bën ato të afta të sulmojnë ndoshta Indinë.

Gazeta thotë se akuza është bërë në një notë proteste të papublikuar në qershor drejtuar kryeministrit Jusuf Raza Gilani. //mm//

XS
SM
MD
LG