Lidhje

Japoni: Kryeministri i ardhshëm fillon bisedimet mbi kabinetin


Jukio Hatojama, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Japonisë, ka filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re, pasi Partia Demokratike e Japonisë fitoi thellë ndaj partisë në pushtet në zgjedhjet parlamentare.

Udhëheqësi i opozitës zhvilloi takime me kandidatët e mundshëm për ministra të kabinetit sot pasi partia e tij fitoi 308 prej 480 vendeve në dhomën e ulët të parlamentit, e cila zgjedh edhe kryeministrin. Partia Demokratike e Japonisë kontrollon edhe dhomën e sipërme. Fitorja e kësaj partie i dha fund 55 vjetëve pushteti t Partisë Liberal-Demokrate.

Kryeministri japonez Taro Aso tha se e pranon përgjegjësinë për humbjen e partisë së tij dhe tha sot se do të japë dorëheqjen si kryetar i saj. Partia Liberal Demokrate do të ketë 119 vende në dhomën e ulët të parlamentit.

Zoti Hatojama dhe Partia e tij Demokratike e Japonisë janë zotuar të ndryshojnë politikën japoneze dhe t’i japin më pak përparësi korporatave si dhe të ndihmojnë familjet me pagesat për fëmijët.

XS
SM
MD
LG