Të mbijetuarit, si dhe familjarët e viktimave të sulmit terrorist në një shkollë të qytetit të Beslanit të Republikën e Osetisë Veriore të Rusisë shënuan sot 5-vjetorin e masakrës.
Njerëzit u mblodhën sot tek rrënojat e shkollës, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të 334 personave që u vranë gjatë masakrës, më tepër se gjysma e tyre fëmijë.
Shumë prej të pranishmëve mbanin në duar fotografi të viktimave dhe shishe me ujë në kujtim të atyre që u mbajtën për tre ditë rresht pa ujë në palestrën e shkollës.
5 vjet më parë, në ditët e para të shtatorit, 32 militantë të armatosur rëndë mbajtën peng më tepër se 1 mijë njerëz për rreth tre ditë, deri sa forcat ruse të sigurisë hynë me forcë në shkollën e Beslanit, në rajonin e Kaukazit.
Tragjedia mori fund më 3 shtator, kur qeveria ruse ndërhyri me forcat e saj për shpëtimin e pengjeve, duke i dhënë fund me gjakderdhje krizës tre-ditore.