Lidhje

Alkoholi, shkaku kryesor i aksidenteve me makinë


Një anketë e zhvilluar në 178 vende arrin në përfundimin se 30-40 për qind e vdekjeve të shkaktuara në aksidente automobilistike janë rezultat i alkoholit. Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se ngarja e makinës kur je i intoksikuar nuk është thjesht çështje e zbatimit të ligjit, por edhe e shëndetit publik. Në vazhdim u hedhim një vështrim prirjeve globale dhe atyre brenda Shteteve të Bashkuara dhe masave që po diskutojnë ligjvënësit për të ulur numrin e aksidenteve fatale si shkak i alkoholit.

Laura Dean Mooney ka përjetuar momentin më të rëndë si bashkëshorte. 18 vjet më parë një i intoksikuar i vrau të shoqin në një aksident rrugor. Në atë kohë ata kishin 2 vjet e gjysmë martesë.

"Mbeta vetëm me një foshnje 8 muajshe e gjysmë", - thotë ajo.

Aksidenti la të vdekur edhe shoferin e pirë.

"Kurrë nuk gjen qetësi shpirtërore. Besoj se mëson ta kapërcesh dhimbjen, por e vetmja zgjedhje që ke është ta kalosh jetën me hidhërim ose të realizosh diçka pozitive nga kjo."

Zonja Mooney zgjodhi të bëhej faktor pozitiv duke punuar me organizatën Nënat Kundër Ngarjes së Makinës i Pirë, që synon të ulë numrin e shoferëve të pirë në rrugë.

"Nuk doja që një grua tjetër të mbeste e ve dhe të përjetonte ato që kam kaluar unë; nuk doja që fëmijë të tjerë të mbeteshin pa prindër nga një shofer i pirë."

Sipas organizatës, afro 12 mijë vetë vdesin çdo vit në aksidente në Shtetet e Bashkuara, pasi shoferi është i pirë. Kjo shifër përfaqëson një rënie të aksidenteve në masën 40 për qind krahasuar me vitet '80. Zonja Mooney vlerëson për këtë punën e policisë. Megjithatë shoferët e pirë vazhdojnë të jenë kërcënim në rrugë.

"Ajo që dëgjojmë tani është se po shtohet presioni ndaj grave. Shpesh ato janë kryefamiljare. Për më tepër në televizor sheh emisione që të lënë përshtypjen se është diçka moderne të jesh një grua që vjen në shtëpi e pi një gotë."

Dr. Alberto Concha-Eastman i Organizatës Pan-Amerikane për Shëndetin thotë se shtimi i numrit të grave që ngasin makinën të alkoolizuara në Shtetet e Bashkuara pasqyron një prirje globale. Ai thotë se pjesa më e madhe e aksidenteve fatale që lidhen me alkoolin, shkaktohen nga djem të rinj dhe gra.

"Kur jemi të rinj mendojmë se jemi të paprekshëm. Nuk i marrim seriozisht rreziqet."

Për të luftuar kërcënimin e ngarjes së makinës nën ndikimin e alkoolit, mjeku thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar qeverive të informojnë popullatën dhe të forcojnë kontrollin policor.

"Në vendet ku vërehet ky problem, e meta gjendet tek puna e dobët e forcave policore."

Mjeku thotë se edhe rritja e çmimit të alkoolit dhe kufizimi i liçencave për shitjen e tij mund të ndikojë në pakësimin e numrit të personave që ngasin makinën të intoksikuar.//lk

ITEM #

VOA-TV VIDEO CUT SHEET

SUBJECT \* MERGEFORMAT


XS
SM
MD
LG