Lidhje

Presidenti Topi dekreton kryeministrin Berisha


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi dekretoi sot emërimin e zotit Sali Berisha si kryeministër i vendit. Dekreti i presidentit erdhi menjëherë pasi shumica e re e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, i dërgoi atij propozimin për zotin Berisha.

Në këtë mënyrë kryeministri është i ngarkuar tashmë dhe zyrtarisht për formimin e kabinetit të tij të ri. Në të vërtetë ai ka disa ditë që ka nisur përpjekjet për qeverinë e tij dhe aktualisht ka përcaktuar drejtuiesit e katër ministrive nga të cilat tre i përkasin Lëvizjes Socialist për Integrim, parti me të cilën ai lidhi aleancë pak disa pas zgjedhjeve, dhe një ministri për Partinë Republikane, e cila do të drejtohet nga kryetari i saj Fatmir Mediu.

Një post është parashikuar për aleatin tjetër të së djathtës partinë Drejtësi dhe Integrim ndërsa pjesa e mbetur e 14 ministrive, do të drejtohet nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Kryeministri Berisha kishte deklaruar më parë se parashikonte që të kishte gati qeverinë e tij që të hënën e kaluar. Tashmë, së paku në parlament, kabineti i zotit Berisha, nuk do të mund të kalojë para fillim javës së ardhshme.

XS
SM
MD
LG