Lidhje

"Clinton Tapes" - Një libër i ri mbi ish presidentin Bill Klinton


Një libër i ri mbi administratën e ish presidentin Bill Klinton pritet të zbulojë hollësi rreth 8 vjetëve të zotit Klinton në Shtëpinë e Bardhë.

Libri bazohet në intervista e biseda të ish presidentit Klinton me një historian, mik i vjetër i ish-presidentit. Historiani është Taylor Branç, fitues i çmimit Pulitzer. Zoti Branç i tha gazetës USA Today se libri i tij mbështetet në intervista e biseda të ndryshme me zotin Klinton dhe që ai i regjistroi në magnetofon.

Historiani Branç citon zotin Klinton të ketë thënë se gjatë një vizite të Boris Jelcinit në Uashington, agjentët e shërbimit sekret e gjetën ish presidentin rus natën të dehur e vetëm me të mbathura, ndërsa po përpiqej të merrrte një taksi për të shkuar për të blerë pica.

Rreth ngjarjes së përfolur mbi Monika Luinskin, zoti Klinton citohet të ketë thënë se ai vuajti politikisht dhe personalisht dhe u dorëzua përballë tundimit. Historiani Branç thotë se zoti Klinton e ka lexuar librin në dorëshkrim dhe i kishte kërkuar të bëntë disa ndryshime, por ndryshimet nuk u bënë. Libri “Clinton tapes” pritet të dalë në shitje këtë muaj./a/

XS
SM
MD
LG