Lidhje

Obama: Mosveprimi ndaj ndryshimeve klimatike, i pafalshëm


Presidenti Barak Obama tha se mosveprimi ndaj ndryshimeve klimatike, do t’u linte brezave të ardhshëm një katastrofë të pariparueshme.

Presidenti u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbledhur në Nju Jork për samitin mbi klimën, të bashkëpunojnë për të luftuar këtë problem.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon e hapi sesionin e sotëm me një fjalim ku u shpreh se “pasiviteti do të ishte i pafalshëm moralisht”.

Zyrtarët shpresojnë të shënojnë përparim për një marrëveshje mbi klimën globale, të cilën qeveritë kanë në plan ta finalizojnë gjatë një takimi në Danimarkë në muajin dhjetor.

Presidenti Obama tha se SHBA janë të vendosura të veprojnë dhe se kanë vënë klimën në krye të programit diplomatik me vende të ndryshme, nga Kina dhe India, e deri te Brazili dhe Meksika. Udhëheqësi amerikan tha se siguria dhe qëndrueshmëria e çdo vendi është në rrezik. //ii

XS
SM
MD
LG