Lidhje

Papa Benedikti filloi një vizitë tre ditore në Republikën Çeke


Papa Benedikti filloi një vizitë tre ditore në Republikën Çeke duke i bërë thirrjet vendit të rizbulojë rrënjët e tij kristiane.

Papa arriti në kryeqytetin çek të Pragës sot për një vizitë tre ditëshe që synon të forcojë pozicionin e Kishës Katolike Romake në vendin ish komunist.

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në aeroportin e Pragës, papa rikujtoi përpjekjet e regjimit të mëparshëm për të “heshtur Kishën Katolike”.

Ai tha se tani që është rivendosur liria fetare në vend, qytetarët çek duhet të rizbulojnë traditat katolike që kanë gdhëndur kulturën e tyre.

40 vjetët e regjimit komunist që mohuan veprimtaritë fetare kanë sjellë uljen e numrit të katolikëve dhe praktikave fetare në përgjithësi në nivelin më të ulët në historinë e këtij vendi.

Papa Benedikti ka në plan të takohet me presidentin çek Vaclav Kalus dhe personalitetet të tjera në pallatin presidencial para se të shkojë në qytetin juglindor të Brnos ku do të mbajë një meshë./ap.

XS
SM
MD
LG