Lidhje

Presidenti Obama: Jam i hapur për dialog thelbësor me Iranin


Presidenti Barak Obama tha se ai është i hapur për një dialog thelbësor me Iranin, pavarësisht asaj që ai e cilësoi si “prirje shqetësuese mashtrimesh nga Irani” për programin bërthamor.

Dje Presidenti amerikan dhe udhëheqësit francezë e britanikë thanë se Teherani kishte disa vjet që po ndërtonte fshehurazi një impiant të dytë bërthamor.

Sot në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Obama tha se Irani duhet të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe të provojë se impianti i dytë që po ndërton ka synime paqësore.

Presidenti amerikan tha se gjithë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit e kanë bërë të qartë se Irani duhet të përmbushë plotësisht përgjegjësitë e tij, ose përndryshe do të përballet me sanksione dhe izolim të mëtejshëm.

Zoti Obama tha se impianti i ri bërthamor i bën edhe më urgjente bisedimet ndërkombëtare me Iranin të planifikuara për të filluar më 1 tetor. //mm//

XS
SM
MD
LG