Lidhje

Anketat në Gjermani tregojnë Merkel fituese të zgjedhjeve


Anketat e para pas votimit në Gjermani tregojnë se konservatorët e kancelares Angela Merkel kanë fituar vota të mjaftueshme për të krijuar një qeveri të qendrës së dhjathtë me partnerët e tyre të preferuar dhe miqësorë ndaj biznesit, demokratët e lirë.

Anketat e publikuara disa minuta pas përfundimit të votimit sot tregojnë se blloku konservator i zonjës Merkel dhe demokratët e lirë kanë 48 përqind të votave. Në se ky numër mbetet në fuqi, do të kalonte me një diferencë të ngushtë kombinimin e tre partive të tjera kryesore dhe do ta vinte zonjën Merkel në rrugën e një mandati të dytë.

Parashimet paraprake tregojnë se social-demokratët e qëndrës së majtë kanë 24 përqind të votave dhe partia e majtë ka nën 13 përqind. Partia e Gjelbërt ka ndërkohë 10 presje 5 përqind të votave.

Përgjatë fushatës, zonja Merkel tha se një koalicion i ri është i nevojshëm për të luftuar rënien më të thellë ekonomike të vendit në disa dekada.

Sfiduesi i saj kryesor, Frank-Walter Steinmeier thotë se një fitore e konservatorëve do të favorizonte të pasurit. //bsa//

XS
SM
MD
LG