Në Maqedoni Akademia e Shkencave pritet të rishikojë tekstin e enciklopedisë pas protestave lidhur me disa përcaktime që ky tekst i bënte popullatës shqiptare. Presidenti Gruevski thja dje se enciklopedia i ka fyer shqiptarët dhe se duhet të zhvillohet një dialog për zgjidhjen e problemit. Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë tërheqjen e enciklopedisë nga qarkullimi. Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, dhe njëkohësisht anëtar i Akademisë së Maqedonisë, Alajdin Abazi i dha Zërit të Amerikës një intervstë.