Lidhje

BE: Rusia dhe Gjeorgjia përgjegjëse për konfliktin e 2008-s


Një raport i shumëpritur i Bashkimit Evropian, ka arritur në përfundimin se si Rusia, ashtu edhe Gjeorgjia, mbajnë përgjegjësi për konfliktin 5-ditor të vitit të kaluar.

Në një raport të publikuar sot, krye-hetuesja e BE-së Hajdi Tagliavini tha se sulmi i pajustifikuar ushtarak i ushtrisë gjeorgjiane ndaj kryeqytetit të Osetisë Jugore, Tshinkvali me 7 gusht 2008, shërbeu si nxitje për luftën me Rusinë.

Ajo tha se sqarimet gjeorgjiane për sulmet nuk qëndronin, sepse Rusia nuk po përpiqej të ndërhynte ushtarakisht kur filluan granatimet.

Por zonja Tagliavini kritikoi edhe veprimet ruse, duke përfshirë dhënien e pasaportave ruse banorëve të Osetisë Jugore dhe Abkazisë para luftës, si dhe ndërhyrjen në Gjeorgji përtej Osetisë Jugore. Ajo fajësoi Moskën për njofjen e dy territoreve separatiste si shtete të pavarura.

Raporti një mijë e 200 faqesh citon edhe ekzekutimet. Djegien dhe plaçkitjen e fshatrave me popullsi gjeorgjiane në Osetinë Jugore. //ad//

XS
SM
MD
LG