Lidhje

Thirrje për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet vendore në Kosovë


Në Kosovë autoritetet vendase e ndërkombëtare u bënë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal që do të mbahen më 15 nëntor. Ndonëse 21 subjekte politike serbe janë regjistruar për të marrë pjesë në votime, ende nuk është e qartë nëse kjo do te mjaftoje për rritjen e numrit të votuesve nga radhët e këtij komuniteti që në të kaluarën ishte shumë i vogël. Zgjedhjet e 15 nëntorit janë të parat që nga shpallja e pavarësisë së vendit që kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët e Kosovës.

XS
SM
MD
LG