Lidhje

Irani do të lejojë inspektorët e OKB-së të vizitojnë një prej impianteve të tij


Shefi i Kombeve të Bashkuara për çështje bërthamore tha se Irani do të lejojë inspektorët të vizitojnë impiantin e ri bërthamor më 25 tetor.

Mohamed ElBaradei i bëri komentet sot pas takimin me zyrtarët iranianë në Teheran.

Gjatë bisedimeve, Teherani ra dakort të takohet përsëri me gjashtë fuqitë botërore në Vienë me 19 tetor. Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, tha në Uashington se ka vlerësime të ndryshme mbi aftësitë bërthamore të Iranit të cilat nuk përputhen me njëra tjetrën.

Zoti ElBaradei tha se agjencia duhet të hetojë akuzat se Irani po mundohet të prodhojë armë bërthamore, megjithëse nuk ka prova konkrete se Teherani ka një program të tillë. //mm//

XS
SM
MD
LG