Lidhje

Shpallet lista e 93 objekteve kulturore të rrezikuara


Fondi Botëror i Monumenteve shpalli listën e 93 objekteve të trashëgimisë kulturore në 47 vende, për të cilat thotë se kërcënohen nga neglizhenca njerëzore, vandalizmi ose fatkeqësitë natyrore.

Lista e shpallur nga ky fond me qendër në Nju Jork, përfshin qytetin e lashtë Maçu Piçu të Perusë, manastirin Faxhoding të Butanit, kështjellat në shkretëtirë të Uzbekistanit, shtëpitë tradicionale të Kiotos në Japoni e të tjera.

Organizata tha në një deklaratë se ka përfshirë monumente si të vjetër ashtu edhe relativisht të rinj që ndodhen në zona urbane por edhe të largëta.

Fondi Botëror i Monumenteve është një organizatë e pavarur e themeluar në vitin 1965 dhe që merret me shpëtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Ajo e krijoi listën e objekteve të rrezikuara në vitin 1996 dhe e publikon atë çdo dy vjet. //ii

XS
SM
MD
LG