Lidhje

Maqedoni: Redaksi e re për enciklopedinë


Kryesia e Akademisë maqedonase të Shkencave dhe Arteve ka marrë sot vendim për të zgjedhur një redaksi të re e cila do të bënte ndryshimet në enciklopedinë shumë të debatueshme, e cila tashmë është tëhequr nga shitja.

Në redaksinë e re duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues të shquar, ekspertë dhe punonjës shkencorë nga komunitetet etnike. Redaksia, në bazë të akteve të Akademisë, duhet të formohet brenda një muaji.

Kryesia e Akademisë maqedonase bën të ditur se teksti i plotë i enciklopedisë nuk ishte shikuar nga asnjë organ i këtij institucioni, ndërkohë që thotë se distancohet nga një pjesë e teksteve në disa përcaktime që kanë të bëjnë me shqiptarët, me raportet me komunitetin ndërkombëtar si dhe me disa shtete të tjera.

Enciklopedia maqedonase u referohej shqiptarëve me terma të cilat konsiderohen si ofendues për këta ta fundit, paraqiste fakte të shtrembëruara historike, ndërkohë që reagime negative ndaj botimit pati edhe nga një pjesë e mirë e komunitetit maqedonas.

XS
SM
MD
LG