Lidhje

NASA përplas dy sonda në Hënë për të parë nëse atje ka ujë


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, përplasi dy raketa në Hënë për të parë nëse atje ka ujë. Por imazhet e pritura nga përplasja nuk u materializuan.

NASA drejtoi një raketë sot në një krater në polin jugor të Hënës dhe disa minuta më vonë një sondë që do të fotografonte përplasjen dhe do të mblidhte mbetje.

Inxhinierët e Nasës besojnë se përplasja krijoi një re të madhe pluhuri hënor të paktën 10 kilometra mbi sipërfaqe. Megjithatë fotografitë e impaktit nuk janë bërë publike siç u premtua nga Nasa. Zyrtarët thane se po punojnë për gjetjen e tyre.

Nasa tha se megjithë mungesën e imazheve, të dyja operacionet ishin të suksesshme.//rd//


XS
SM
MD
LG