Zyrtarët në Pakistan po përpiqen të kapin dy persona të armatosur që ishin pjesë e një sulmi vdekjeprurës në selinë e ushtrisë në Ravalpindi.
Autoritetet thanë se katër sulmues dhe të paktën gjashtë ushtarë u vranë gjatë incidentit.
Zyrtarët e policisë thanë se personat e armatosur të veshur si ushtarë u afruan me makinën e tyre pranë kompleksit dhe filluan të qëllonin.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Dje udhëheqësit pakistanezë thanë se do të fillojnë një ofensivë të re ushtarake në veriperëndim të vendit. //mm//