Lidhje

Xhejms Belushi merr shtetësinë shqiptare


Në Shqipëri aktori i njohur amerikan Xhejms Belushi mori mbrëmë shtetësinë shqiptare. Akti zyrtar ju dorëzua Belushit nga presidenti Bamir Topi. Belushi, është bir i një emigranti shqiptar nga Korça, dhe asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij.

Madje kishte qenë ai vetë që kishte kërkuar të merrte nënshtetësinë shqiptare. Gjithnjë kam deklaruar se “unë jam shqiptar”, tha mbrëmë aktori i famshëm ndërsa merrte në dorë vendimin e kreut të shtetit shqiptar. I suksesshëm kryesisht në gjininë e komedisë, Belushi edhe gjatë ceremonisë nuk hoqi dorë nga batutat ndërsa shprehej se tani ai ishte zyrtarisht shqiptar kryesisht sepse këtë vit do të duhej të niste të paguante taksat edhe në Shqipëri.

Në të vërtetë që nga dita e sotme Belushi ka hyrë edhe në marrëdhënie financiare biznesi në Shqipëri. Ai do të jetë imazhi i kompanisë celulare Eagle Mobile, kompania e tretë e telefonisë së lëvizshme në tregun shqiptar.

Xhejms Belushi ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri dhe është pritur gjithnjë me entuziazëm. Një vit më parë atij ju dha nga kreu i shtetit medalja “Nderi i kombit” një nga dekorata më të rëndësishme. //kk//

XS
SM
MD
LG