Lidhje

Sekretarja Klinton: Bota nuk do të presë pafund për Iranin


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se bota nuk do të presë pafundësisht që Irani të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për programin bërthamor.

Sekretarja Klinton i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi me sekretarin e jashtëm britanik David Miliband, pasi dy zyrtarët zhvilluan bisedime në Londër. Zoti Miliband tha se Irani nuk do të ketë mundësi më të mirë të angazhohet për marrëdhënie normale me pjesën tjetër të botës.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi Irani tha se do të pasurojë uranium në se dështojnë bisedimet me fuqitë botërore për të dhënë karburant bërthamor.

Diplomatët iranianë kanë rënë dakort të takohen me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe Kombet e Bashkuara për të hartuar një plan për pasurimin e uraniumit jashtë vendit. Bisedimet do të zhvillohen më 19 tetor në Vienë. (ze)

XS
SM
MD
LG