Në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe qeverisë së
vendit, thanë se decentralizimi i pushtetit lokal po kuptohet gjithnjë
e më shumë si rrugë për përmirësimin e gjendjes së qytetarëve. Ata i
bënë këto komente gjatë publikimit të një studimi të Programit të
Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, që përfshin vlerësimet e qytetarëve
për mirëqenien e përgjithshme ekonomike, shërbimet publike dhe procesin
e decentralizimit të pushtetit.