Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se do marrë një vendim brenda disa javësh nëse do të dërgojë apo jo më shumë trupa në Afganistan. Presidenti Obama foli të martën pas takimit me kryemnistrin spanjoll Jose Luis Rodruguez Zapatero në Shtëpinë e Bardhë. Në një takim të përbashkët për shtypin, presidenti amerikan falenderoi zotin Zapatero për kontributin me forcat spanjolle në Afganistan.
Prej disa javësh zoti Obama ka zhvilluar takime me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të gjetur një strategji dhe burimet e nevojshme për arritjen e synimeve amerikane në Afganistan. Takimet vazhdojnë edhe sot dhe një sesion tjetër do të vazhdojë javën që vjen. Po të martën, presidenti afgan Hamid Karzai tha se ai do të mirëpriste shtimin e trupave amerikane në vendin e tij. //kh//