Lidhje

Pakistan: Vazhdon ofensiva e ushtrisë kundër talebanëve në Vaziristanin jugor


Forcat pakistaneze shkëmbyen zjarr sot me militantët që mbrojnë zonën e tyre në malet e Vaziristanit Jugor në rajonin fisnor në kufi me Afganistanin.

Trupat pakistaneze, të mbështetura nga avionë, vazhduan të përparojnë në strehimet kryesore të militantëve, në ditën e dytë të një ofensive tokësore kundër kryengritësve talebanë dhe të Al-Kaidës.

Zyrtarët thanë se 60 militantë dhe 5 ushtarë pakistanez u vranë në 24 orët e para të operacionit.

Një zëdhënës tha se 30 mijë ushtarë hynë dje në zonat e kryengritësve nga tre drejtime për të luftuar gati 10 mijë militantë dhe luftëtarë të huaj.

Ushtria tha se mori nën kontroll një bazë të talebanëve. Operacioni pason një seri sulmesh që vranë më shumë se 175 persona gjatë dy javëve. Qeveria fajëson për dhunën talebanët me bazë në Vaziristanin jugor. (ze)

XS
SM
MD
LG