Lidhje

SHBA dhe Rusia rifillojnë bisedimet për paksimin e arsenaleve  bërthamore


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia rifilluan bisedimet për arritjen e një marrëveshje deri në fund të vitit për shkurtimin e arsenalit bërthamor të Luftës së Ftohtë.

Negociatorët që u takuan sot në Gjenevë po punojnë për të zëvendësuar traktatin e vitit 1991 që skadon në dhjetor.

Presidenti Barak Obama dhe homologu i tij rus Dmitri Medvedev ranë dakort për kornizën e marrëveshjes që do të zëvendësojë traktatin.

Megjithatë bisedimet kanë qënë të ngadalta për shkak të negociatave për planin amerikan të dislokimit të raketave në Evropë. Në shtator Shtetet e Bashkuara e abandonuan planin për dislokimin e raketave në Poloni dhe Republikën Çeke.

Qysh atëherë të dyja palët kanë njoftuar përparim në bisedime. //iç//

XS
SM
MD
LG