Lidhje

Nënpresidenti Bajden në Rumani, falenderon për mbështetjen


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, u takua me Presidentin e Rumanisë të cilin e falenderoi për mbështetjen ndaj sistemit të ndryshuar për mbrojtjen nga raketat që Uashtingtoni e bëri publik muajin e kaluar.

Zoti Bajden i tha në Bukuresht Presidentit Traian Basesku se sistemi i ri do të jetë i dobishëm si për Rumaninë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara. Sistemi i ri do të vendoset në luftanije dhe mund të ketë disa elementë tokësorë të instaluar në Poloni.

Uashingtoni hoqi dorë nga plani i mbrojtjes nga raketat që kishte propozuar Presidenti Bush e që do t’i vendoste interceptorët në Poloni dhe një radar në Republikën Çeke. Plani u kundërshtua fuqimisht nga Rusia.

Nënprespidenti Bajden falenderoi zotin Basesku për një mijë ushtarët që ka dërguar Rumania në forcat e NATO-s në Afganistan dhe tha se rumunët duhet të jenë krenarë për këtë kontribut.

Zoti Bajden vlerësoi më tej Rumaninë dhe Evropën Qendore e Lindore që janë bërë “demokraci të stabilizuara” që nga rënia e Perdes së Hekurt në vitin 1989. //ii

XS
SM
MD
LG