Lidhje

Ekonomia amerikane shënon rritje


Ekonomia amerikane është rritur përsëri në korrik, gusht dhe shtator pas më shumë se një vit në rënie.

Raporti i sotëm i Departamentit të Tregëtisë thotë se prodhimi i përgjithshëm i brendshëm u rrit me një ritëm vjetor prej 3 presje 5 përqind në tremujorin e tretë. Ky është një ritëm më i shpejtë sesa parashikonin ekonomistët. Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm përbëhet nga mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend dhe është instrumenti më i gjerë matës i gjendjes ekonomike.

Disa ekonomistë thonë se përpjekjet stimuluese nxitën ndërtimin e shtëpive dhe shpenzimet e konsumatorëve dhe bënë që të rritej ekonomia. Një raport tjetër thotë se numri i atyre që u regjistruan për të marrë asistencë papunësie ra javën e kaluar në nivelin më të ulët në shtatë muaj.

XS
SM
MD
LG