Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nensi Pelozi paraqiti sot një variant të projekt-ligjit për sistemin shëndetësor, i cili siç thotë ajo, do të siguronte kujdes shëndetësor për miliona amerikanë.
Zonja Pelozi tha se paketa i jep përgjigje sfidave më të mëdha të
vendit dhe do të sigurojë mbulim shëndetësor të përballueshëm për 96
për qind të amerikanëve. Paketa është një kombinim variantesh miratuar
nga tri komisione të Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo parashikon krijimin e
një sistemi ku bizneset dhe individët të mund të zgjedhin mes kompanive
të sigurimeve për të gjetur planin më të përballueshëm. Këtu do të
përfshihej edhe një plan shtetëror që do të konkurronte me kompanitë
private. Futja e një plani shtetëror është pika më e debatueshme e
reformës shëndetësore në Amerikë. //rd//