Zyrtarët palestinezë thonë se bisedimet mes presidentit palestinez Mahmud Abaz dhe Sekretares së Shtetit Hillari Klinton nuk kanë dhënë rezultat në negociatat për paqe në Lindjen e Mesme.
Saeb Erakat, ndihmës i zotit Abaz tha se nuk ka gjasa që palestinezët të rifillojnë bisedimet e paqes me Izraelit, pa një pezullim të plotë të ndërtimeve të reja në vendbanimet hebraike.
Zoti Erakat thotë se çështja e vendbanimeve u ngrit në diskutimet mes zotit Abaz dhe zonjës Klinton sot në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe. I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme George Mitchell mori pjesë në takim.
Izraeli ka ofruar vetëm një ndalim të pjesshëm të ndërtimeve në Bregun Perëndimor.
Zonja Klinton zhvillon sot bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netenyahu. //mm//