Lidhje

Gjermani: Ish-udhëheqës botërorë kujtojnë rënien e Murit të Berlinit


Tre udhëheqës botëror që luajtën rol kryesor në ribashkimin e Gjermanisë u mblodhën sot për të ndarë kujtimet e tyre nga rrëzimi i Murit të Berlinit.

Ish kancelari gjerman Helmut Kohl, ish presidenti amerikan George Herbert Walker Bush dhe ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev u nderuan në një takim në Berlin për përpjekjet e tyre në ribashkimin e Gjermanisë.

Ish kancelari Kohl flet tani me vështirësi pas një goditjeje në zemër dhe është i ulur në një karrige invalidësh. Ai tha se megjithëse historia e Gjermanisë nuk ka qënë gjithmonë për t'u krenuar, gjermanët duhet të jenë krenarë për ribashkimin e vendit të tyre.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete të veçanta që qeveriseshin nga ideologjitë e ndryshme të demokracisë dhe komunizmit. Muri filloi të ndërtohej në vitin 1961 dhe u bë simboli i ndarjes midis së ashtuquajturës Perde e Hekurt dhe Perëndimit demokratik.

Muri u shemb në 9 nëntor të vitit 1989 ndërsa një audiencë mbarë botërore e pa ngjarjen drejtëpërdrejt në televizion.//mm//


XS
SM
MD
LG