Lidhje

Shqipëri: Policia sekuestroi 200kg marijuanë në fshatin Lazarat


Policia sekuestroi sot në Jug të Shqipërisë rreth 200 kilogramë marijuanë dhe shpalli në kërkim tre persona që akuzohen se trasportonin lëndën narkotike.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Gjirokastrës lënda narkotike u bllokua në afërsi të fshatit Lazarat nga një operacion policor i forcave të antikrimit të Tiranës. Policia tha se personat që po e shkëmbenin lëndën narkotike arritën t`i shpëtonin arrestimit.

Fshati Lazarat i Gjirokastërs njihet nga zonat më problematike në Shqiëpri në kultivimin e hashashit. Policia ka zhvilluar këtë vit disa operacione ndaj kultivuesve dhe trasportuesve, por pa arritur të frenojë kultivimin masiv nga fermerët.

Shumica e lëndës narktoike përfudon drejt Greqisë fqinje nga rrjetet e trasportimit të drogës. //mm//

XS
SM
MD
LG