Lidhje

Kosova i uron mirëseardhjen ish presidentit Bill Klinton


Vizita e sotme e ish presidentit amerikan Bill Klinton u vlerësua në Kosovë si ngjarje e madhe. Me këtë rast u kujtua edhe një herë roli i ish-presidentit amerikan dhe Shteteve të Bashkuara për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shtatorja e tij e ngritur në sheshin që mban emrin e presidentit Klinton në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës, u tha se është një shenjë mirënjohjeje për siç është quajtur ai, heroin e gjallë të Kosovës.

XS
SM
MD
LG