Lidhje

Khamenei: Nuk do të mashtrohemi nga deklaratat amerikane


Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se nuk do të mashtrohet nga deklaratat amerikane që mbështesin pajtimin mes dy vendeve.

Duke folur para një grupi studentësh iranianë sot, Ajatollah Ali Khamenei akuzoi Shtetet e Bashkuara se propozojnë negociata por pastaj kërcënojnë kur negociatat nuk japin rezultatet e dëshiruara nga Uashingtoni.

Presidenti amerikan Barak Obama është në favor të një angazhimi më të madh me Iranin. Por administrata e tij, së bashku me fuqitë e tjera botërore, po i kërkon gjithashtu Teheranit që të fashisë shqetësimet për programin e tij bërthamor duke e pasuruar në vende të tjera uraniumin e tij me gradë të ulët.

Irani ende nuk ka dhënë përgjigje zyrtare për propozimin e mbështetur nga OKB-ja për pasurimin e uraniumit që u hartua para dy javësh në Vienë. Udhëheqësi suprem i Iranit ka të drejtën e fjalës së fundit për çështje të tilla në vend.

Zyrtarët iranianë kanë thënë vazhdimisht se Teherani ka të drejtën që të pasurojë uraniumin e vet. Ajatollah Kamenei tha sot se Irani do të ngrihet kundër çdo vendi që përpiqet të shkelë të drejtat e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG