Lidhje

Shkodër: Përkujtohet 19 vjetori i Meshës së parë


Në Shkodër u përkujtua 19 vjetori i mbajtjes së Meshës së parë, pas një periudhe të gjatë të ndalimit nga regjimi komunist, të ushtrimit të besimit fetar në Shqipëri. Kjo ngjarje i hapi rrugë zhvillimeve demokratike dhe shembjes së diktatures komuniste. Mesha e parë u mbajt në kapelën e varrezave katolike të Rrmajit nga kleriku Dom Simon Jubani, i cili edhe në moshen 83 vjeçare vazhdon misionin e tij fetar.

XS
SM
MD
LG