Lidhje

Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit


Në verën e vitit 1989, para rënies së Murit të Berlinit, ishte muzika e një artisti amerikan që konkuronete në krye të listës me këngët më të mira në Gjermaninë Perëndimore. David Hasselhoff ishte i mirënjohur në Shtetet e Bashkuara për serialet televizive “Knight Rider” dhe “Baywatch”, por në Gjermani ishte kënga “Looking for Freedom”, “Kërkoj liri”, që e bëri atë të famshëm.

Kënga ishte një version i hitit gjerman të viteve 70-të "Auf Der Strasse Nach Suden", “Liria” dhe me ndryshimin e pejsazhit politik në Evropë, gjermanët e bënë atë këngën e tyre. Pothuajse brenda natës, kënga u bë hit dhe qendroi në vend të parë për 8 javë radhazi. Hasselhoff kishte qënë disa herë në Berlinin Lindor para rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989. Tani, pas 20 vjetësh, ai kujton bisedat me njerëzit në rrugët e Berlinit Lindor.

"I pyeta ‘Si më njihni?’. Ata më thoshin 'David Hasselhoff, David Hasselhoff, dua të kem firmën tënde’. Pa tjetër, por si më njihni? Nga filmi Knight Rider, makina që flet? Ata më ngulën sytë si të isha i çmendur. ‘Makina që flet’? ‘ Jo. Ne të njohim si njeriu që këndon për lirinë’, më thanë. Iu bëra një pyetje tjetër: ‘A keni qënë ndonjëherë në Berlinin Perëndimor’? Ata thanë jo. ‘A mendoni se do të shkoni ndonjëherë atje’? Ata u përgjegjën ‘Jo’. A mendoni se do të shkoni ndonjëherë?, vazhdova. Ata thanë: ‘Ndoshata jo. Jo sa të jemi gjallë".

Kur Muri i Berlinit ra, një ndjenjë e fuqishme e shtyu Hasselhoff-in të merrte pjesë në festimet dhe për kënaqësinë e tij të papërshkruar ai u ftua të merrte pjesë në koncertin e vitit të ri. “Vetëm nëse këndoj tek Muri”, iu përgjegj ai ftesës. Dhe kërkesa iu pranua.

Hasselhoff këndoi himnin e tij të lirisë i hipur në pjesën e Murit që kishte mbetur pranë Portës së Brandenburg-ut, një imazh që shumë ende e mbajnë mend nga festimet e atij viti të ri.

Ai shkoi edhe në Berlinin Lindor për koncertin e vitit të ri.

"Ngava makinën për 35 minuta deri në Berlinin Lindor dhe shkova në studio. Ajo ishte e mrekullueshme, me dritat, skenën dhe kamerat më të bukura, por jashtë pejsazhi i ngjante atij të Luftës së Dytë Botërore. Ende kishte shënja plumbash nëpër mure, gropa në rrugë. Në qytet binte shi acid. Ushqimi ishe i keq. Atyre u duhej të prisnin dy vjet për të vënë telefon në shtëpi. Ju duhej të prisnin 10 vjet për të patur makinë”.

Hasselhoff ka mjaft suvenire nga ajo kohë dhe tani me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ai ndodhet atje. Kur mbëriti në Gjermani më 4 nëntor, u prit nga dashamirësit e tij entuziastë në aeroport dhe në hotel që këndonin këngën e tij “Looking for Freedom”. //mm//
XS
SM
MD
LG