Lidhje

Kavalia: Demonstrim i mahnitshëm i forcës dhe bukurisë së kuajve


Një spektakël që ka mahnitur miliona njerëz në pjesë të tjera të botës ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara. E veçanta e Cavalias është se yjet janë kuaj, kalorës dhe akrobatë që kombinohen duke krijuar një pamje ekstravagante për syrin.


Ritmi i duhur nuk është vështirë të arrihet për interpretuesit, qofshin njerëz apo kuaj tek Cavalia. Spektakli organizohet në tendën më të madhe të Amerikës së Veriut, një hapësirë aq e madhe saqë kuajt mund të vrapojnë lirisht dhe akrobatët të bëjnë ushtrimet e tyre. Lëvizjet e tyre janë aq të hijshme, saqë i ngjajnë një ëndrre.

Normand LaTourelle, një kanadez që ka kontribuar për krijimin e kompanisë së famshme Cirque Du Soleil, është drejtori artistik.

"Unë u frymëzova nga historia e kalit, që është pothuajse historia e botës. Kudo që sheh shenjën e një thundre të kalit, aty sheh edhe gjurmën e një njeriu. Ne kemi jetuar së bashku me këtë kafshë për një kohë aq të gjatë. Doja të nderoja atë që ata kanë bërë për ne."

"Tenda mund të nxërë 2 mijë njerëz dhe ne po arrijmë sukses të jashtëzakonshëm. Kemi shitur deri tani 2.5 milionë bileta. Meqenëse punojmë me kuajt, ne ndjehemi më pranë tyre".

Interpretimi i kuajve dhe akrobatëve reflekton forcë dhe bukuri të gërshetuara së bashku. Trupa e Cavalias që interpretoi në Uashington u krijua para disa vjetësh. Ajo vjen nga Kebeku i Kanadasë dhe bashkon dhjetra akrobatë, kalorës dhe muzikantë nga shumë vende.

Kuajtë janë kryesisht raca evropiane të njohur për bindje dhe forcë. Mund të duhen 6 muaj deri në 10 vjet për të stërvitur kafshët. Kalorësit përballen me sfida të vështira. Xhesi Lukavo shpjegon.

"Shumica e artistëve janë sigurisht kuajt tanë dhe ata kanë mendjen e tyre. Ne duam që ta bëjmë të duket sikur çdo gjë është nën kontroll por ka raste kur këta kuaj marrin çdo gjë nën kontroll dhe puna jonë është që çdo gjë të duket sa më e bukur dhe të punojmë me kuajt. Ne duhet të punojmë brenda mundësive që na krijojnë ata".

Disa nga pjesët e spektaklit sikur ndodhin pa u marrë vesh. Ka edhe një pjesë baleti ku kuajtë tregojnë lëvizjet e tyre të hijshme dhe të rrjedhshme, ku ata janë krejt të lirshëm, vetëm me pak udhëzime nga njerëzit. Landon Spenser thotë se asnjë shfaqje nuk është njëlloj si tjetra.

"Ata nuk janë makina. Janë kafshë të gjalla. Ata reagojnë ndryshe çdo ditë. Ata kanë emocione të ndryshme, pikërisht si ne, kështuqë është vazhdimisht një sfidë që t'i kuptojmë".

Shfaqja po jepet tani në pjesë të tjera të Amerikës. //ad//

XS
SM
MD
LG