Lidhje

Parlamenti turk debaton të drejtat e pakicës kurde


Parlamenti i Turqisë është mbledhur për të diskutuar lidhur me reformat që synojnë të forcojnë të drejtat e pakicës kurde të vendit dhe t'i nxisin rebelët kurdë të ndalin sulmet.

Kurdët shpesh ankohen për diskriminim në Turqi. Rebelët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, ose PKK, kanë luftuar për autonominë kurde në Turqinë juglindore, për 25 vjet. Në këtë konflikt kanë vdekur më tepër se 40 mijë njerëz.

Por plani i reformave i qeverisë turke që shpesh njihet si "nisma kurde", i ka zemëruar disa nacionalistë turq dhe politikanë të opozitës.

Hollësitë e reformave të propozuara nuk janë publikuar. Por në një gjest që mundet të ketë qenë pjesë e planit, qeveria paraqiti dje propozimin për ndryshimin e një ligji që është shfrytëzuar për ndjekjen ligjore të të rinjve në demonstratat pro PKK-së. Gazeta turke Harriet njofton se deputetët do të diskutojnë më hollësisht për reformat të enjten. //ad//

XS
SM
MD
LG