Lidhje

40-vjetori i emisionit televiziv për fëmijë Sesame Street


Sot në qytetin e Nju Jorkut po festohet 40-vjetori i emisionit të famshëm televiziv për fëmijë “Sesame Street”.

Për 4 dekada, që nga 10 nëntori i vitit 1969, Big Bird, Zogu i Madh, dhe personazhe të tjera kanë nxitur imagjinatën e fëmijëve dhe njëkohësisht kanë ndihmuar në edukimin e tyre me moralin e sjelljes në jetën e përditshme. Big Bird është interpretuar që prej fillimit, nga aktori Caroll Spinney, që gjithashtu interpreton edhe rolin e Oscar the Grouch.

Gjatë xhirimit të shfaqjes, aktori vishet me veshjen karakteristike: pantallona ngjyrë protokalli dhe në pjesën e sipërme të trupit dhe në kokë, me pupla të verdha. Aktori ishte vetëm 35 vjeç kur filloi intrepretimin e personazhit të dashur për fëmijët, ndërsa sot ai është 76 vjeç.

Personazhe të tjera të shfaqjes janë Bobi, i interpretuar nga Bon McGrath dhe Susan, interpretuar nga Loreta Long, dhe kameran Frenkie Biondo. Nju Jorku e nderoi sot shfaqjen Sesame Street, duke i dhënë përkohësisht emrin një rruge të qytetit dhe duke e quajtur 9 nëntorin Dita e Sesamy Stree-it. Aktori Spini thotë se dinte 40 vjet më parë se shfaqja do të mirëpritej, por nuk ja merrte kurrë mendja që ajo do të kishte sukses kaq gjatë. Sezonin e kaluar Sesame Street kishte mesatarisht 5 milionë shikues në javë. //ad//

XS
SM
MD
LG