Lidhje

Festimet e  20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit


Në Berlin, 20 vjetori i shembjes së Murit të Berlinit u festua me koncerte dhe fishekzjarre të shumta. Mijra njerëz e udhëheqës nga mbarë bota u mlodhën atje për të festuar e rikujtuar këtë ngjarje. Por siç na njeh materiali në vazhdim, gjatë festimeve u përdor edhe një ton kritik ndaj ngjarjeve të ndodhura në këtë date. Afro 1000 pllaka katërore që imitonin panelet e murit të Berlinit u vendosën në formë dominoje përgjatë kalimit ku kishte ekzistuar muri i dikurshëm.

Një det me çadra rrethuan Porten e Brandendurgut në Gjermani ku mijra njerëz u mblodhën në të ftohtë për të festuar. Arsyeja e kesaj feste, 20 vjet më parë, një seri revoltash paqësore hodhën poshtë murin gri të Berlinit i cili ndante prej 3 dekadash Gjermaninë dhe Europën Lindore me një perde të hekurt. Kalcelarja Gjermane Angela Merkel. E përshkroi rënien e murit të Berlinit si ditën më të lumtur të jetës së saj.

"Ne i kemi të gjtha arsyet për të festuar sot, për të festuar lirinë", tha ajo. Kancelarja Gjermane vlerësoi kurajon e vendeve fqinje të Europës Lindore të cilët me kryngritjet e tyre paqësore shtruan rrugën drejt lirisë. Ajo gjithashtu falenderoi vendet perëndimore për mbështetjen e tyre gjatë viteve të luftës së ftohtë.

Figura të njohura politike ishin të pranishëm në këtë festim duke filluar nga ish presidenti Rus Gorbaçov, apo ministri i punës i Polonisë ne më vonë President Lea Valesa, apo presidenti i tanishëm Rus Medvedev, Presidenti Francez Sarkozi, e shumë të tjerë. Sekretarja Amerikane e shtetit Hilari Klinton përfaqësonte Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti Obama surpizoi duke dërguar një video mesazh live.

"Ashtu si shumë amerikanë të tjerë, unë nuk do të harroj kurrë imazhet e kaq shumë njerzve të cilët hodhën poshtë murin e Berlinit. Nuk ka një shenjë refuzimi më të qartëndaj tiranisë, apo afirmim më të fortë për lirinë".

Gjatë gëzimit dhe duartrokitjeve kancelarja Merkel përmendi edhe një 9 Nëntorin tjetër shumë më të largët i cili duhet të shërbejë gjithmonë si kujtesë. Ajo tha se 71 vjet më parë Adolf Hitler hapi kapitullin më të zi në historinë e Gjermanisë, persekutimin sistematik të minoriteteve hebraike dhe minoriteteve të tjera në Europë. " Sot, nuk harrojmë edhe këtë gjë", tha ajo.

Me 9 Nëntor 1938, Natën e Xhamave të Thyer, u vranë 91 Hebrenj Gjermanë dhe u dogjën 200 Sinagogë nga grupe Naziste. Merkel tha se ngjarjet e 9 nëntorit duhet t'i përkujtojmë gjithmone. Ajo tha se ngjarjet e ndodhura në vite të ndryshme në këtë datë tregojnë se liria nuk mund të lulëzojë vetë, " Për atë duhet të luftohet, dhe duhet të mbrohet gjithmonë".

Turma ishte e mbushur me të rinj, dhe mesazhi për ta nga politikanët e sotëm apo të djeshëm ishte, se ka shumë mure, fizike dhe mendore, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Mure dhe barriera të cilat duhet të shemben kudo që të jenë. //iç//

XS
SM
MD
LG