Në Kosovë, sonte mbyllet fushata për zgjedhjet lokale të së dielës, të parat që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Përfaqësues të lartë vendas e ndërkombëtar, ritheksuan sot rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe bënë thirrje për shmangien e çdo veprimi të dhunshëm që mund të dëmtonte procesin. Mijëra vëzhgues vendas e të huaj do të përcjellin procesin e votimeve, të cilat organizohen për herë të parë nga vetë institucionet e Kosovës.