Lidhje

Italia shpreh mbështetjen për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian


Presidenti serb Boris Tadiç u takua me homologun e tij italian, Xhorxho Napolitano dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Romë për bisedime që kanë si synim forcimin e lidhjeve dypalëshe, si edhe perspektivën e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit sot me zotin Napoletano, Presidenti Tadiç tha se Serbia ka mbështetjen e plotë të Italisë për t'u anëtarësuar dhe se kjo mund të realizohet deri në vitin 2014.

Më herët sot, zoti Tadiç u takua me kryeministrin italian Silvio Berluskoni dhe mori pjesë në nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të partneritetit strategjik mes Serbisë dhe Italisë.

Një delegacion serb i drejtuar nga zoti Tadic mbërriti në Itali dje. Presidenti serb pritet të takohet me Papën Benedikt para se të kthehet në Beograd. //kk//

XS
SM
MD
LG